Berisha: Rënia e euros, dëmton masivisht shqiptarët, përfitojnë narkotrafikantët

9 Gusht 2023 | 11:56

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë këtë të mërkurë në konferencën me temë “Rënia e euros, fituesit dhe humbësit”, e organizuar nga departamentet e Ekonomisë, Financës, Sipërmarrjes dhe Bujqësisë të Rithemelimit.

Në fjalën e tij Berisha tha se rënia e euros dëmton rëndë familjet shqiptare që sigurojnë jetesën përmes sipërmarrjeve që prodhojnë dhe eksportojnë jashtë vendit.

Ish-kryeministri theksoi se të vetmit përfitues nga rënia e monedhës europiane përfitojnë vetëm trafikantët të cilët investojnë paratë e pista në ndërtim.

“Jemi sot këtu për një problem shumë tronditës, i cili shoqërohet me një goditje shumë të rëndë të prodhimit, për aq sa eksportet janë motori i fuqishëm i tij.

Shoqërohet me një goditje shumë të rëndë të punësimit, për aq sa sektori i eksporteve është një sektor madhor punësimi në këtë vend, shoqërohet me një disbalancë, thellim të mëtejshëm të dispalancës tregtare dhe lëkundje në themel të ekonomisë shqiptare.

Janë debate të shumta dhe normale, mbi këtë situatë të zhvlerësimit të pamëshirë të monedhës evropiane, dhe të forcimit jashtë të çdo lloj logjike të lekut shqiptar. Nuk ka diskutim se leku është një simbol kombëtar dhe si i tillë forcimi i tij duhet të jetë çështje krenarie, por në këtë rast është një çështje turpi kombëtar. Kjo sepse ata të cilët përfitojnë nga ky raport i krijuar lekë-euro dhe euro-lek janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikatët.

Nga ky raport goditen në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajt me të ardhurat e tyre në sipërmarrje që eksportojnë. Nga ky raport goditet mbi 30% e popullatës shqiptare e cila jeton, përballon ditën me remitancat e rregullta që u dërgohen nga njerëzit e vet në emigracion dhe nja 40% të tjera që marrin herë pas here dhe i kanë pjesë të llogaritur të buxhetit.

Nga ky raport ata që përfitojnë janë përbindëshit e trafiqeve të drogës, të cilët fusin në Shqipëri euro me kontejner, kamionë, mikrobuzë, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, i nxjerrin për të blerë më çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike jo që të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve të thjeshta shqiptare, por përkundrazi me një varfërim më të madh progresiv dhe ajo rritje të shkojë e tëra tek oligarkët dhe klanet e drogës. Situata është dramatike”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026