Mjeti i pastrimit përplas pushuesin në Pogradec, 53-vjeçari përfundon në spital
9 Gusht 2023 |
14:30
Një mjet pastrimi ka përplasur një pushues në vendin e quajtur “Plazhi” në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 kur 53-vjeçari ka qenë i shtrirë në rërë dhe kur ka qenë duke lëvizur mjeti e ka shkelur me njërën gomë.
Si pasojë, pushuesi është dëmtuar në kokë dhe shpatull dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.
Shoferi, 31-vjeçari D. P., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Theksohet se zona ku po pastrohet nuk është i përcaktuar si plazh publik por thjesht hapësirë boshe në bregliqen.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq