Qëlloi me armë të dashurën, dënohet me 10 vite burg reperi i njohur
Reperi kanadez është dënuar me 10 vjet burg për plagosjen e muzikantes Megan Thee Stallion.
Lanez qëlloi artisten në këmbë gjatë një debati mes njëri-tjetrit pas një feste në vitin 2020.
Nga të shtënat e marra, Megan Thee Stallion kishte nevojë për një operacion për të hequr fragmentet e plumbave nga këmba e saj.
Prokurori i rrethit të LA, George Gascón, tha pas vendimit të dhënë se “fama e këngëtares dhe procesi gjyqësor kanë sjellë një fokus të veçantë mbi çështjen e dhunës ndaj grave”.
Reperi Lanez u dënua për 3 vepra penale: Sulm me armë zjarri gjysmë automatike; posedimi i një arme zjarri të mbushur; dhe gjuajtja e një arme zjarri nga pakujdesia e rëndë.
“Ajo natë ishte një natë që të gjithë ishin të dehur. Nëse do mund të ktheja pas serinë e ngjarjeve… do ta bëja, por nuk mundem. Kam bërë gabim atë natë dhe marr përgjegjësinë dhe fajin e plotë për këtë”, deklaroi Tory Lanez përpara dënimit.

Gjithashtu reperi i kërkoi falje Meganit që akuzoi se ajo gënjeu për plagosjen.
Në përfundim, një tjetër deklaratë erdhi dhe nga artista Megan Thee Stallion e cila tha: “Që pasi u qëllova nga i pandehuri, nuk kam përjetuar asnjë ditë paqeje në jetën time”.
Kujtojmë se plagosja ndodhi më 12 korrik 2020, pas një feste në pishinën e rezidencës së Kylie Jenner në Hollywood Hills.
Megan Thee Stallion, emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete, mbërriti në shtëpi disa orë përpara Lanez. Në përfundim të festës, dyshja, së bashku me Kelsey Harris dhe rojen e sigurisë së Lanez, u nisën me një SUV Black për të çuar Megan Thee Stallion dhe Harris në banesën me qera ku po qëndronte.
Gjatë udhëtimit, një debat shpërtheu midis muzikantëve, thanë prokurorët, dhe truproja e Lanez ndaloi në një rrugë të qetë në kodër, ku Megan Thee Stallion doli nga automjeti.
Teksa po largohej nga makina, thanë prokurorët, Lanez nxori një pistoletë dhe qëlloi në drejtim të këngëtares duke e plagosur.
George Mgdesyan, avokati mbrojtës i Lanez, argumentoi gjatë gjyqit se Harris ishte ai që qëlloi Megan Thee Stallion, si dhe bëri me dije se artistët ishin në një lidhje romantike midis tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk