Mungonte gjuha shqipe, bashkia zvicerane shfajësohet për instalacionin që ofendoi shqiptarët
Një instalacion në formën e zemrës në qendër të qytetit të Bulle në Zvicër ka shkaktuar pakënaqësi mes komunitetit shqiptar në vend.
Instalacioni, i vendosur ditët e fundit, ka të gdhendur në fund të tij fjalën “Faleminderit” të shkruar në 12 gjuhë, por qytetarët thonë se ajo nuk është shkruar në shqip.
“Është e papranueshme për një vend, ku shumë prej nesh e flasim atë gjuhë”, thotë një prej qytetarëve.
Pas pakënaqësive të komunitetit shqiptar, zëdhënësi i bashkisë Alain Sansonnens tha se instalacioni ishte një dhuratë së bashku me dritat dhe zbukurimet e tjera të festave të fundvitit dhe se bashkia nuk ishte e përfshirë në zgjedhjen e gjuhëve të gdhendura në të.
“Nuk kishim asnjë dëshirë për të ofenduar komunitetin shqip-folës të qytetin tonë”, është shprehur ai.
Numri i total i emigranteve që jetojnë në qytetin Bulle është 9,899 ku 778 prej tyre janë shqiptarë të Kosovës.
Të paktën 250,000 shqiptarë jetojnë në Zvicër, një pjesë e tyre prej Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët kanë emigruar në Zvicër që prej viteve 1990, dhe përbëjnë rreth 2% të popullsisë në vend. Gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur e emigrantëve në Zvicër pas gjuhës serbo-kroate.
Lexoni gjithashtu:
Vota e emigrantëve përplas KQZ-në me presidenten Vjosa Osmani
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme