Luftime të ashpra në Ukrainë, Rusia sulmon Zaporizhian. Zelensky jep lajmin e mirë
Dy persona u vranë dhe 7 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa të kryer nga Rusia në qytetin ukrainas të Zaporizhias. Zyrtarët vendas deklaruan se pala ruse kishte vënë në shënjestër një zonë të banuar.
Mediat ukrainase raportojnë gjithashtu se një depo karburantesh ishte sulmuar në rajonin perëndimor të Rivnes dhe se 28 shpërthime ishin verifikuar në rajonin e Samit, si pasojë e bombardimeve ruse.
Për fat të mirë, sulmet nuk shkaktuan viktima.
“Po përgatisja ushqimin dhe për një sekondë mendova të shkoja në dhomën tjetër. Sapo dola në korridor ndodhi shpërthimi. Në atë moment bashkëshorti dhe fëmijët ishin jashtë. Po të kishin qenë në kuzhinë do të ishin lënduar”, deklaroi një banore e zonës.
Ndërkohë, presidenti Zelensky njoftoi se Gjermania dhe Ukraina kishin rënë dakord për furnizimin me dy sisteme të reja të mbrojtjes ajrore të llojit “Patriot”.
“Sot kemi një lajm të mirë nga Gjermania. Në bazë të një marrëveshjeje me kancelarin Scholz kemi në dispozicion sisteme të reja “Patriot”. Faleminderit shumë, Olaf. Këto mjete na duhen për të mbrojtur popullin tonë nga terrori rus. Faleminderit Gjermanisë për përmbushjen e kësaj marrëveshjeje, që do të shpëtojë mijëra jetë njerëzish. Ajo do të na sjellë më afër krijimit të një mburoje ajrore për Ukrainën dhe do të ndihmojë njerëzit, qytetet dhe fshatrat”, deklaroi Zelensky.
Ndërkohë, koordinatorja e ndihmave humanitare për Ukrainën, Denise Brown vizitoi lokalitetin Pokrovsk në rajonin e Donjeckut, ku të hënën dy sulme masive lanë dhjetëra civilë të vrarë dhe të plagosur. Brown u takua me autoritetet lokale për të përcaktuar sasinë e ndihmave të nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme