Vrau partnerin shqiptar të ish-gruas, dënohet me burgim të përjetshëm gjermani

10 Gusht 2023 | 14:08

Gjykata gjermane ka dënuar me burgim të përjetshëm 30-vjeçarin që qëlloi për vdekje me armë zjarri të dashurin shqiptar të ish-partneres.

Ngjarja e rëndë ndodhi në janarë të këtij viti, në rrugën përballë banesës së gruas në Freiburg.

Autori priti në heshtje teksa gjykata shqiptoi vendimin për burgimin e përjetshëm. Avokatët e tij bënë me dije se do ta apelojnë vendimin.

30-vjeçari kishte një vajzë me gruan e cila ishte ndarë prej tij dhe kishte nisur një lidhje të re me shqiptarin nga Kosova.

Në momentin kur ndodhi krimi autori kishte shkuar të takonte vajzën e tij, kujdestarinë e të cilës e kishte e ëma.

Partnerja dhe vetë vajza nuk dëshironin të kishin asnjë kontakt me 30-vjeçarin pas ndarjes, pavarësisht se ai e ka kërkuar një gjë të tillë vazhdimisht.

Viktima tentoi ta largonte autorin kur ai u shfaq përpara banesës së gruas.

Por në një moment 30-vjeçari gjerman, nxori një armë pistoletë që mbante me vete dhe hapi zjarr ndaj shqiptarit.

I riu nga Kosova ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në Spitalin Universitar të Freiburgut.

I akuzuari në dëshminë e tij tha se donte ta qëllonte vetëm në këmbë për ta frikësuar. Ai shtoi se e mbajti armën më lart nga frika se mos godiste vajzën e tij.

Viktima dhe gruaja kanë së bashku një djalë, i cili ditën e krimit kishte ditëlindjen dhe mbushi një vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026