Autori mund të ketë qenë me skaf, detaje nga atentati i Andrea Kalemit në Greqi

10 Gusht 2023 | 15:51

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës ndaj Andrea Kalemit.

51-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në ishullin Paxos të Greqisë teksa ishte me pushime me familjen e tij.

Biznesmeni menjehërë u dërgua në spitalin e Janinës ku po merr trajtim mjekësor teksa po lufton me jetën.

14 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku 10 prej tyre i kanë prekur trupin 51-vjeçarit.

Dyshohet se autori i këtij atentati është shtetas shqiptar dhe kishte ardhur nga Italia për të kryer vrasjen, ndërsa policia po kërkon në det dhe në tokë për kapjen e atentatorit, i cili mund të jetë larguar me skaf nga ishulli.

Një nga pistat në të cilat po heton policia greke ajo e hakmarrjes, pasi për autoritete shqiptare nuk është një emër i panjohur.

Biznesmeni në vitin 2001 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtare nga autoritetet belge pasi akuzohej bashkë me vëllain e tij për vrasjen e Mevlan e Adriatik Çaçës.

Ndërsa në qershor të 2022 Alekësandër Sadikaj, i afërm i Kalemit u vra me shpërthim eksplozivi në autostradën Tiranë – Elbasan.

Në shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt disa muaj më vonë iu bë atentat biznesmenit Edmond Papa. Një nga pistat e hetimit të atentatit në Greqi ndaj Kalemit dyshohet se lidhet me ngjarjet kriminale të ndodhura në Sarandë dhe Tiranë.

Ky i fundit sipas sistemit TIMS, rezulton të ketë dalë nga Shqipëria nga pika kufitare e Kakavijës më 5 gusht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026