‘Spiunia’ ruse rrëfen jetën në burg: Kushte çnjerëzore, 2 muaj nuk fola me familjen

10 Gusht 2023 | 18:20

Ishte data 21 gusht 2022, kur 3 persona të huaj kanë hyrë pa leje në një zonë të ndaluar në uzinën ushtarake të Gramshit. Rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fedir Alpatov u kapën duke fotografuar objektin dhe madje u përleshën me rojet në uzinë.

“Kisha planifikuar udhëtim njëmujor, i cili nisi në Kroaci dhe do të përfundonte në Greqi, por përfundoi atë pasdite me shi në Gramsh. Unë i njihja me parë dy miqtë e mi, të cilët i ftova t’i bashkoheshin këtij udhëtimi”, tregoi në një intervistë për Euronews Albania rusi Mikhail Zorin.

“Ne qëndruam brenda për disa orë e teksa ishim jashtë, dikush ndoqi mikun tim rus. Ai u përpoq të vetëmbrohej duke i sulmuar ata me spry. Policia erdhi, dhe siç e dini, na arrestoi të treve”, kujton Svetlana Timofoeva, rusja  që u arrestua në Gramsh bashkë me dy miqtë e saj.

Në intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Svetlana thotë se e fitoi lirinë, pas 9 muajve në izolim, por në këtë periudhë ka përjetuar një torturë të vërtetë.

“Tre muajt e parë u vendosa në spitalin e burgut, në izolim të plotë, pa asnjë kontakt me botën jashtë. Më pas më kaluan në burgun e grave, përsëri në kushte izolimi, ku nuk me lejohej të flisja me askënd”, rrëfen Timofoeva.

Tre personazhet që vunë në lëvizje shtetin shqiptar, janë ende në Shqipëri dhe dënojnë regjimin e Putinit. Prej tyre, vetëm rusi Mikhail Zorin është në arrest shtëpie, ndërsa Svetlana Timofoevas dhe Fedir Alpatov i janë bllokuar pasaportat dhe nuk iu lejohet të largohen nga Shqipëria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi...
15:03 | 22/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO) 

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Cërrikut të ndërmarrë një nismë për freskimin e qytetit. Përmes mjeteve zjarrfikëse,...
14:35 | 22/07/2026

Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit të...
14:23 | 22/07/2026