Tetë ton kokainë u kapën në një kontejner me banane në Roterdam

10 Gusht 2023 | 19:30

Autoritetet doganore në portin holandez të Roterdamit sekuestruan më shumë se tetë tonë kokainë, vlera e së cilës llogaritet në rreth 600 milionë euro, njoftoi sot prokuroria e Roterdamit.

Kokaina u zbulua më 13 korrik në një kontejner me banane nga Ekuadori dhe pas sekuestrimit droga u asgjësua.

Gjatë hetimit, asnjë i dyshuar nuk u arrestua dhe agjencia AP thekson se njoftimi i prokurorit të Roterdamit erdhi një ditë pasi një politikan i njohur për angazhimin e tij publik kundër karteleve të drogës në Ekuador, u vra.

Në një raport të korrikut nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë, thuhej se lulëzimi i tregtisë së drogës në Evropë po nxit dhunën dhe korrupsionin.

U theksua se në Evropë po kapen sasi rekord kokaine dhe se Roterdami dhe porti belg i Antwerp janë “portat kryesore” përmes të cilave droga nga Amerika e Jugut mbërrin në Evropë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026