Ganimete Musliu: PDK mund të bëjë koalicion edhe me Vetëvendosjen
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe z. Albin Kurti, por pavarësisht këtij pozicioni, Ganimete Musliu thotë se mund të bëjnë koalicion me çdo parti për të mirën e Kosovës.
“Partia Demokratike mbi partinë dhe vetveten e ka gjithmonë Kosovën. Të gjitha partitë që kanë këto prioritet janë të mirëseardhura në koalicion me partinë demokratike”,-thotë zonja Musliu.
Znj. Musliu jep një mendim edhe për liderin e Vetëvendosjes, z. Kurti.
“Unë e shoh që Vetëvendosja e ka të qartë që duhet të ndryshojë standardet e politikë bërjes, duhet të shohë që bota nuk sillet rreth Albin Kurtit”,-shprehet znj. Musliu.
Z. Veseli dhe zonja Musliu kanë bërë deklarata të forta dhe kanë ngritur akuza ndaj z. Kurti duke e quajtur këtë të fundit si një politikan mjeran, por znj. Musliu i qëndron sërish këtyre fjalëve.
“Unë qëndroj mbrapa fjalëve të mia, që Albin Kurti është një lider vetjak, egoist dhe nuk sheh përtej dy-tre vetave në Vetëvendosje”, thotë e vendosur Ganimete Musliu.
Ajo shprehet gjithashtu se Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike, pasi 50 ditë kanë qenë të mjaftueshme të shihet paaftësia në qeverisje e Vetëvendosjes.
Lexoni gjithashtu:
Ganimete Musliu nga PDK-ja: Me Serbinë duhet të diskutohet vetëm për njohjen reciproke
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta