Serbia forcon raportet me Iranin, zv.ministri serb porosit armë në Teheran

11 Gusht 2023 | 15:41

Një delegacion serb ka vizituar fundjavën që lamë pas Iranin.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme e Iranit, ku thuhet se zv.ministri i Jashtëm serb, Goran Aleksiç ishte në Teheran ku u takua me homologun e tij për të zhvilluar raundin e dytë të konsultimeve politike.

Në këtë raund konsultimesh, të bazuar mbi zhvillimet rajonale dhe ngjarjet ndërkombëtare, palët shprehën gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe Serbisë në fusha të ndryshme.

Zëvendësministri serb e cilësoi vizitën e tij konstruktive dhe në përputhje me avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Teheranit dhe Beogradit.

Ai nënvizoi  se politika e qeverisë serbe është zgjerimi i marrëdhënieve në të gjitha fushat me vendet mike, veçanërisht me Iranin. Duke vlerësuar mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për integritetin territorial të Serbisë, ai theksoi se Presidenti i Serbisë dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet me Teheranin në të gjitha fushat ekzistuese.

Sipas disa mediave gjatë këtij takimi është folur se Beogradi do të blejë nga Teherani edhe armatime, por nuk ka një deklaratë zyrtare.

Kujtojmë se Serbia është duke blerë dronë nga Kina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026