“I rekomanduan të shtrohej në spital, refuzoi”, policia: Muçollari probleme mendore
Ramiz Muçollari, 62 vjeç nga fshati Qesarakë i Maliqit u ekzekutua nga forcat RENEA mëngjesin e së shtunës pas disa orëve rezistencë dhe shkëmbimi zjarri me policinë.
62-vjeçari kishte plagosur një ditë më parë gruan dhe djalin, ndërsa më pas ishte mbyllur në shtëpi i armatosur dhe kishte refuzuar të dorëzohej duke qëlluar me armë në drejtim të policisë.
Përmes një informacioni zyrtar policia bëri me dije se 62-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.
Problemet mendore të 62-vjeçarit nga ana tjetër janë pohuar edhe nga fqinjët, të cilët kanë mohuar që ai të ishte agresiv apo të kishte shkaktuar shqetësime më herët.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut