Beleri reagon pas takimit me deputetin grek: Të betohem menjëherë si kryebashkiak

12 Gusht 2023 | 15:08

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka reaguar përmes një postimi në facebook një ditë pas takimit që ai pati me deputetin grek të partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos.

Nga burgu Beleri zbulon dhe bisedën që pati me ligjvënësin grek, ku thekson se i bëri të qartë se pret betimin e menjëhershëm si kryetar i bashkisë së Himarës.

Gjithashtu Beleri tha se pret që të rrëzohet akuza e ngritur ndaj ti, pasi është e padrejtë, dhe të nis punën për drejtimin e bashkisë së Himarës pas lirimit.

POSTIMI I PLOTË

Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis.

Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.

  1. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:

– të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.

– të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.

– të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore. Fredi Beleri

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026