Qeveria e re në Malin e Zi, Berishaj: Posti i lartë që mund të marrë Nik Gjeloshaj

12 Gusht 2023 | 16:53

Kreu i Partisë Europa Tani, Milojko Spajiç mori mandatin nga presidenti i Malit të Zi për të formuar qeverinë e re në Podgoricë.

Spajiç i është dhënë 90 ditë kohë për të formuar shumicën qeverisëse

Profesor, Nikoll Berishaj, zbuloi në një interviste për Euroneës Albania më shumë detaje mbi përbërjen e qeverisë së re.

Ai tha se sa pro qeverisë së Spajiç janë dhe dy koalicionet e partive shqiptare të udhëhequra nga Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu.

“Partitë shqiptare janë pro krijimit të kësaj qeverie, si ato që janë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve, ajo është Unioni Demokratik i shqiptarëve, por edhe partitë shqiptare që kanë dalë në koalicione si partia e Nik Gjeloshaj, partia që udhëheq Genci Nimanbegu kryetar aktual i forcës, pra të dy partitë janë pro kësaj por me kushte që të plotësohen kërkesat që u duhen”, tha Berishaj.

Gjithashtu ai tha se përflitet se Nik Gjeloshaj mund të bëhet zëvendëskryeministër i Malit të Zi, por një gjë e tillë nuk është e konfirmuar ende.

“Spekulohet mjaft me emrin e Nik Gjeloshaj se do të marrë postin zëvendëskryeministrit, mirëpo në një bisedë të drejtpërdrejtë me të më tha se nuk ka tepër dëshirë të lëshojë vendin e kryetarit të Komunës së Tuzit. Nëse e bën këtë hap, lë Komunën e Tuzit në gjysëm të rrugës të krijimit të vet si komunë e suksesshme, do të ishte një zhgënjim për votuesit”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026