Identifikohet bariu që vdiq nga përplasja e dy mjeteve, punonte në stanin aty pranë
Është identifikuar bariu i cili ndërroi jetën si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti që u përfshi një aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Ai është 60-vjeçari Vasil Gega, i punësuar në një stan afër fshatit të Jorgucatit, në vendin kur kthehesh në rrugën e vjetër të lidh me Sarandën.
Bariu ndodhej anës rrugës në momentin që u përplas nga një mjet tip Nissan, me drejtues shtetasin me inicialet T.G.
Mjeti tip Nissan dhe një furgon u përplasën në autastradë duke bërë që të dy të përfundonin në fushën anës rrugë.
Fatkeqësisht goditja ka qenë fatale për bariun 60-vjeçar, ndërkohë që u plagosën gjithashtu dhe 2 pasagjerë.
Ata janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur