Kakavijë, 13 600 persona lëvizën në kufi gjatë 24 orëve
Në doganën e Kakavijës gjatë kësaj të diele ka vazhduar fluksi i lëvizjes për pushimet verore në të dyja krahët e kufirit me Greqinë.
Drejtoria e Policisë Kufitare në Gjirokastër pohoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën shqiptare 9 690 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj ndërsa kanë udhëtuar në drejtim të shtetit grek 3 903 persona.
I konsiderueshëm ka qenë edhe qarkullimi i automjeteve ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit u regjistruan 4 400 mjete kryesisht me emigrantë dhe turistë.
Policia shqiptare vazhdon të bashkëpunojë me palën greke për evitimin e radhëve të pritjes në sportelet e kontrollit të dokumenteve.
Gjatë fundjavës në disa momente pati radhë të gjata pritje në tokën greke çka bëri që pala greke të rrisë numri e sporteleve të dokumenteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur