Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë Thanë, më shumë se 45 mijë hyrje-dalje në 2 ditë

14 Gusht 2023 | 10:37

Gjatë dy ditëve të fundit në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 45.000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Fluksin më të lartë gjatë këtyre dy ditëve e ka pasur pika kufitare e Kapshticës. Autoritetet e stacionit kufitar kanë punuar me kapacitet maksimal të sporteleve në hyrje ndërkohë në dalje kanë vijuar të punojne me 3 sportele.

Gjatë 48 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 17.000 shteta,  ndërkohë që vetëm një ditë më parë nga vendit fqinj në vendin tonë, nga Qafë Thana kanë kaluar 7928 shtetas të huaj e shqiptarë, duke regjistruar numrin më të lartë të hyrjeve në këtë sezon turistik.

Në qoftë se nga Greqia në drejtim të Shqipërisë pjesa më e madhe e shtetasve janë shqiptarë të cilët do të kalojnë pushimet pranë familjeve të tyre, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me të shumtë janë shqiptarë të vendit fqinj të cilët kanë vijnë për të pushuar në bregdet.

Gjatë kësaj periudhe lëvizjet kanë qenë të shumta nga turistët që vijnë nga vendet e lindjes, pjesa më e madhe që vijnë për pushime ndërkohë që një pjesë e vogël përdorin Shqipërine për të kaluar në vendet e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026