Kthimi i emigrantëve nga Greqia, fluks kalimesh në Kakavijë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik vihet re një shtim i fluksit të qytetarëve që kalojnë në pikat kufitare të vendit si në hyrje të Republikës së Shqipërisë ashtu dhe në dalje.

Kamera e Euronews Albania ishte këtë të mërkurë në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, nga ku gazetari Blerim Kore tregoi mbi situatën situatën në këtë pikë kufitare.

Kore tha se nëpërmjet kësaj pike doganore kanë hyrë në vendin tonë rreth 13 mijë persona në ditë, si dhe kanë dalë mesatarisht 3 mijë.

- Advertisement -

“Gjatë tre ditëve të fundit, nëpërmjet kësaj pike doganore kanë hyrë në vendin tonë rreth 13 mijë persona, pra është i konsiderueshëm numri i personave që udhëtojnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë për të kaluar pushimet verore, por ndërkohë edhe në sportelet e daljes, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kemi, një fluks të konsiderueshëm lvizjesh ku mesatarisht janë rreth 3 mijë persona në ditë”,  tha Kore.

Përveç emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia në Shqipëri, ka një shtim të lartë dhe numri i turistëve nga vende të ndryshme të Europës.

“Në Kakavijë në një ditë normale kalojnë rreth 2500 persona nga Greqia në drejtim të Shipërisë, ndërsa tani numri shkon në 4500- 5000 persona këto ditët e para të muajit gusht, ajo që vlen për tu theksuar është se në ndryshim nga vitet e tjera kemi një rritje rreth 50% të shtetasve të huaj, të personave nga shtete të ndryshme të Europës, të cilët pasi kalojnë disa ditë pushimesh në Greqi mendojnë që edhe Shqipërinë ta përfshijnë në guidën e udhëtimeve të tyre duke qëndruar disa ditë në Shqipëri”, tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kevin McCarthy pensionohet nga Kongresi në SHBA

Ish-udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy, ka thënë se do të pensionohet nga Kongresi, në fund të dhjetorit. McCarthy, 58-vjeçar,...

Transumanca në Shqipëri futet në UNESCO/ Margariti: Ftesë për një turizëm ndryshe

Elva Margariti ishte pasditen e kësaj të mërkure e ftuar në Euroenws Albania për të folur rreth pranimit të Transumancës në UNESCO. Tashmë shtegtimi...

“Nxirja” e arsimit nga “Pisa 2022”, Gjini: Do të ndërtojmë një plan-veprimi

Drejtoresha e Politikave Arsimore, Zamira Gjini, është shprehur se ministria është gati për të ndërtuar një plan-veprimi, pas rezultateve të dobta të arsimit shqiptar...

TË FUNDIT

Merr flakë në lëvizje autobusi me pasagjerë në Elbasan, dyshimet e para

Merr flakë një autobus me pasagjerë në hyrjen perëndimore te qytetit të Elbasanit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të...

EMRI/ Me propozim të Manjës, emërohet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Provës

Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar z. Klevis Qose, Drejtor të Përgjithshëm...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×