Gjirokastër, zjarri përfshin kullotën në Labovë rrezikohen banesat

16 Gusht 2023 | 08:25

Gjatë orëve të natës një vatër zjarri në fshatin Labovë, Gjirokastër, ka rrezikuar të dëmtojë banesat.

Flakët fillimisht janë shfaqur rreth orës 22.30 në një kullotë, në rrethinat e fshatit për tu përhapur më pas më një sipërfaqe të gjerë. Afërsia me banesat e fshatit bënte që zjarri të rrezikonte edhe banorët.

Pavarësisht terrenit të thyer dhe malor, përgjatë  gjithë natës efektivat e Shërbimit Zjarrfikës, bashkisë dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Rreth orës 04:00 të së mërkurës është bërë e mundur shuarja e plotë e kësaj vatre zjarri dhe evitimi i rrezikut për banorët e zonës së Odries. Vazhdon puna për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026