Qëllon me armë në ajër dhe largohet, shpallet në kërkim i riu në Tiranë
Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e djeshme, në fshatin Brar në Tiranë.
Policia e kryeqytetit bën me dije se në kërkim është shpallur dhe një 48-vjeçar i cili pa të riun kur qëlloi me armë, por që nuk ka kallëzuar ngjarjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit K. H., 28 vjeç dhe G. H., 48 vjeç, banues në fshatin Brar, Tiranë. Ditën e djeshme, rreth orës 20:30, në fshatin Brar, dyshohet se shtetasi K. H. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri. Shtetasi G. H. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur