50 mijë njerëz për Billie Eeilish/ Mbyllet Festivali “Sziget”, 420 mijë pjesëmarrës
Festivali Siget 2023 u mbyll me një performancë të një prej yjeve më të mëdhenj të popit të kohës sonë. Përveç momenteve të paharrueshme muzikore, qetësia dhe karizma natyrale e Billie Eilish-it e bën koncertin e saj të parë në Budapest të paharrueshëm.
Turistët nga e gjithë bota mbetën të entuziazmuar.
“Jemi shumë të lodhur, këmbët na dhembin shumë, por u kënaqëm dhe jemi shumë të emocionuara të shohim artistët tanë të preferuar”- tha turistja nga Hungaria.
Naftali nga Izraeli gjithashtu dha këshilla se si duhet të përballojmë festa të tilla.
“Shumë pije energjike, shumë kafe, si çdo mëngjes. Dhe thjesht festoni, kërkoni festat më të çmendura dhe shkoni aty ku ndiheni mirë”- tha ai.
Në mbrëmje, më shumë se 50,000 pjesëmarrës të festivalit ishin mbledhur për koncertin e Billie Eilish, e cila është vetëm 2 vjeçe, por tashmë ka fituar shtatë çmime Grammy. Ky vit ishte hera e parë në historinë e Siget që festivali shtyhej me një ditë për shkak të mungesës së një interpretuesi, por megjithatë kjo gjë nuk ka zbehur atmosferën.
Të nesërmen në mëngjes, fansat u nisën për në shtëpi. 420 mijë njerëz festuan në Siget këtë vit. Dhe të enjten, dalin në treg biletat për festivalin e ardhshëm që zhvillohet më 7 gusht të 2024-ës.
“Edhe pse Sziget ka mbaruar dhe dhjetëra mijëra të huajt që kanë ardhur këtu po shkojnë në shtëpi, puna e organizatorëve nuk ndalet. Brenda, terreni duhet të rregullohet dhe ekipi po punon tashmë për përgatitjet për festivalin e vitit të ardhshëm”
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës