Malli për Dardhën kthen emigrantët, vendasit kthehen për festën e fshatit

16 Gusht 2023 | 18:39

Në Dardhë të Korçës çdo vit organizohet festa e fshatit. Një aktivitet që bashkon vendasit dhe banorët që kanë emigruar në SHBA dhe Europë, por edhe turistët që zgjedhin këtë fshat për bukuritë e tij.

Dardha është një nga fshatrat më të njohur jo vetëm në juglindje të vendit, por me shumë se kaq.

Fshati me shtëpi të gurta e rrugica me kalldrëm, fshati aq shumë mikpritës, me një kulinari tradicionale mbetet aq fort i kërkuar nga turistët vendas e të huaj.

Dardharët historikisht kanë emigruar, kryesisht në SHBA dhe Greqinë fqinje por Dardhën nuk e harruan për asnjë çast sepse malli, siç thonë dhe ata vet, është shumë i madh.

E ndaj të gjithë bashkë, mblidhen njëherë në vit në Festën e fshatit, për t’u takuar e çmallur me njeri tjetrin, për të lëvizur në rrugët e këtij fshati, për të kujtuar fëmijërinë e tyre, rininë, se Dardha siç thonë ata është magji, është jetë, është shumëçka.

“Unë vij gjithmonë në Dardhë, rrënjët i kam këtu, gjaku thërret, na i kanë ngulitur Dardhen në kokë sa nuk arrijmë dot ta nxjerrim nga koka, ngrihemi e vlejmë e ngrihemi me mendjen tek Dardha. Nuk e di, Dardha është magji. Njerëzit, kultura, mendësia, intelektualiteti, në Dardhë gjen çdo gjë. Njerëzit kanë qenë e janë të mrekullueshëm “- theksoi Luljeta Batelli.

“Jetoj ne Kozan të Greqisë por vit për vit vij në këtë festë kaq të bukur se kam mall shumë të madh për vendlindjen time, këtu ku jam rrëzuar, ku kam kushurinjte e mi, gurët e shtëpisë së vjetër, ku kam bërë shkollën fillore, kam shumë kujtime, ndihem i lumtur që jam këtu. Ndihem shumë i mallosur, me nostalgji për gjithë ato edhe mundime që kanë hequr prindërit tanë në vitet e kaluara, ku nuk ishte kjo rrugë e bukur, edhe kam nostalgji”- tha Koço Suljoti.

Jo vetëm dardharët, por e të huajt kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në Dardhë dhe jetojnë aty, si vet banorët e këtij fshati.

“Me të sosur në Dardhë jam maturuar me Dardhën, e kam lënë zemrën këtu dhe kënaqem jashtëmase kur jam këtu. Ndaj erdha tani e vij përsëri. Njerëzit, muzikën e fshatit, historinë, kulturën dhe çmendem me natyrën e Dardhës. Çdo mal rreth e rrotull e kam shkelur në këmbë. Kam ardhur me djalin, me mbesën, edhe ata u kënaqen shumë këtu”- tha Peter Lützen, gjerman banor i Dardhës.

Pas vitit 1990 një pjesë e mirë e dardharëve janë kthyet e kanë ndërtuar shtëpitë e tyre e të tjerë pritet të vijnë në fshatin që nuk është më shumë se 17 km larg nga qyteti i Korçës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026