Megaoperacioni anti-drogë në Adriatik, arrest me burg për 6 të arrestuarit

17 Gusht 2023 | 13:17

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën ev sigurimit arrest me burg për 6 të arrestuarit që u kapën duke transportuar një sasi lënde narkotike në një velierë që udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të brigjeve italiane.

Bëhet fjalë për:

  1. Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
  2. Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
  3. Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
  4. Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
  5. Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
  6. Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Ndërkohë, mësohet se ish-policit Arlind Ismailukaj në kroskotin e makinës i kanë gjetur 10 mijë euro.

28 kilogramë kanabis në afërsi të vendit ku u dogj veliera janë sekuestruar. U sekuestruan gjithashtu 2 armë zjarri dhe 200 fishekë luftarak, një makinë tip “Audi”, 4 aparatë për ruajtjen e pamjeve filmike, 45 mijë euro, 2 milionë e 500 mijë lekë, 500 paund, 50 franga, 2 mijë lira dhe 25 celularë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026