Ndryshimet kushtetuese në RMV/ Gashi: Nëse nuk janë 80 vota të shkojmë në zgjedhje

17 Gusht 2023 | 20:30

Një ditë para nisjes së diskutimit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut për ndryshimet kushtetuese, blloku opozitar shqiptar kërkon heqjen e përkufizimit të gjuhës shqipe si gjuha e 20 % dhe futjen e një amendamenti me të cilin lëndët e korrupsionit politik nuk do të vjetërsohen asnjëherë.

Tre liderët e tre partive politike shqiptare kërkojnë nga kryetari i Parlamentit që të fusë në votim të menjëhershëm nevojën për ndryshimin e kushtetutës për të konstatuar nëse pushteti ka 80 vota.

“I bëjmë thirrje atij që të mos fshihet pas arsyetimeve të pabaza, por t’i vë në procedurë edhe amendamentet për heqjen e emërtimit ofendues 20 për qind për gjuhën shqipe si dhe amendamentin kundër vjetrimit të lëndëve të korrupsionit politik. Kohezioni ndëretnik dhe lufta kundër korrupsionit janë po ashtu parime dhe vlera evropiane sa edhe detyrimi për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore në mos edhe më shumë”- tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Pavarësisht se në mënyrë eksplicite  nuk kushtëzuan votën e tyre për ndryshimet kushtetuese Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti  thanë se do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme nëse pushteti nuk ka 80 vota.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026