Rama paralajmëron paketë ndëshkimesh ligjore për këdo hedh mbeturina në rrugë

19 Gusht 2023 | 11:12

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ndëshkimesh ligjore për të gjithë ata persona apo subjekte që hedhin plehra në rrugë.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se nuk mund të tolerohet “sjellja e egër” e një pakice, e cila përmes veprimeve të tilla dëmtojnë imazhin e “Shqipërisë së rilindur nga turizmi”.

“Faleminderit bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë, që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë. Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, ne s’do të lejojmë që sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike! Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillimvitin e ardhshëm”, shprehet Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026