Avokati i Fredi Belerit për Euronews Albania: Rama po intimidon Gjykatën!

19 Gusht 2023 | 13:49

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Jonullatos ka vizituar në ambientet e paraburgimit kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Sipas mediave greke vizita e kryepeshkopit në ambientet e paraburgimit për të takuar Belerin, i cili është lënë me masën e sigurisë arrest me burg, nën akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet vendore të 14 majit, u zhvillua ditën e Shën Mërisë, pra më 15 gusht.

Eugen Gjyzari, avokat i Fredi Belerit tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i vendit është duke intimiduar gjykatën me qëndrimin publik që po mban për çështjen Beleri.

Gjyzari u shpreh se Gjykata e Lartë ende nuk është shprehur lidhur me këtë çështje, por shtoi se pas qëndrimeve të kryeministrit Rama janë skeptikë për vendimin e gjykatës.

“Nuk presim ndonjë zhvillim pozitiv, se duam s’duam do dalim te fjala e kryeministrit. Rama para disa ditësh tha: cila gjykatë do ta lirojë Belerin kur e kanë lënë në burg 3 gjykata deri në përfundim të hetimit, gjë që nuk është e vërtetë pasi nuk kemi ende një vendim të gjykatës së lartë. Kryeministri e di para nesh arsyetimin e vendimit dhe do, s’do e intimidon gjykatën”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026