“Rruga e Shqipërisë drejt BE-së, e pakthyeshme”/ Gazetari: Ka ende probleme

19 Gusht 2023 | 14:43

Gazetari italian Massimiliano Coccia, foli në lidhje me vizitën e kryeministres italiane Georgia Meloni në vendin tonë pak ditë më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ka pasur një gjykim të gabuar për shqiptarët, gjë për të cilën tashmë po bëhet përpjekje për ta rregulluar.

Më tej ai theksoi se Georgia Meloni do që të arrijë me Shqipërinë një marrëdhënie speciale.

Megjithatë ai shtoi se Shqipëria ka shumë gjëra për të rregulluar, si në rendin publik si dhe krimin e organizuar.

“Janë çështje si integrimi. Nuk duhet të harrojmë që për një periudhë të gjatë komunitetet shqiptare kanë qenë objekti i kritikave në Itali, është krijuar një imazh negative për ta. U akuzuan për shumë krime dhe kur nuk ishin përgjegjës për ata krime. Pra kishte një paragjykim të gabuar.

Sot është dhe përgjegjësia për ta devijuar këtë gjykim mbi emigracionin dhe pasojat që emigracioni ka për Evropën. Shtegu evropian i Shqipërisë është i pakthyeshëm dhe po ashtu rrëfimi i duhur i historisë së emigrantëve shqiptarë. Georgia Meloni do që të arrijë me Shqipërinë një marrëdhënie speciale. Shqipëria ka probleme që duhet të zgjidhë si në rendin publik, krimin e organizuar, pasi është destinacion i shumë produkteve kriminale”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026