Paketë ndëshkimesh për ndotësit/ Rama paralajmëron masa të reja
Të gjithë ata që do të ndotin ambientet publike do të përballen me masa të reja ndëshkimore duke filluar nga fillim viti i ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale ku thotë se nuk do të lejojnë që sjellja e një pakice të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike.
Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillim vitin e ardhshëm- bën të ditur kreu i qeverisë.
Me qëllim sensibilizimin e qytetarëve, policia e shtetit ndërmori disa aksione në disa akse rrugore duke ndalur automjetet, shoferët e të cilëve kishin hedhur mbeturina gjatë rrugës që përshkonin.
Gjatë këtij sezoni turistik, imazhi që janë përballuar turistët në disa qytete bregdetare nuk ka qenë aspak i mirë, me kosha të tej-mbushur dhe mbeturina të hedhura në rrugë. Më problematike situata paraqitet në Sarandë, ku turistët e huaj nuk e kanë fshehur zhgënjimin për situatën me mbetjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur