S’do mund të bëni më “block”, Elon Musk ndryshon rregullat e platformës X
Twitter tashmë me emrin e ri X, do të heqë opsionin e bllokimit për përdoruesit e saj, pasi sipas themelusit të kësaj platforme, Elon Musk, ky opsion nuk ka kuptim.
Musk tha se përdoruesit do vazhdojnë të kenë mundësinë që të bllokojnë pëërdorues të tjerë nga dërgimi i mesazhveve, megjithatë kjo ngjalli shumë reagime te njerëzit në platforma sociale, pasi kjo do e bëj më të vështirë ndalimin e postimeve abuzuese të cilat do vazhdojnë të shfaqen në kryefaqen e tyre.
I vetmi opsion që përdoruesit mund të aplikojnë për këto postime është “mute”. Por një llogari që i është aplikuar kjo komandë nga një përdorues, mundet ende të shohë postimet e këtij të fundit dhe të komentojë.
Shqetësimi i pjesëtarëve të platformës X është se kjo nuk do të mjaftojë për t’u mbrojtur nga rastet e ngacmimit, abuzimit dhe përndjekjes.
Heqja e opsionit “block” mund të cenojë gjithashtu edhe rregullat e App Store dhe Play Store, pasi këto kanë kushte ku përcaktohet se aplikacionet e rrjeteve sociale duhet të kenë opsione për të filtruar ngacmimet dhe bullizmin.
Kjo mund të bëjë që X të mos shkarkohet më në këto platforma.
Ende nuk dihet nëse kjo politikë e re e X do të zhbllokojë automatikisht të gjitha llogaritë që përdoruesit kanë bllokuar.
Ata mund të kthejnë llogaritë e tyre në private duke bërë që postimet të shihen vetëm nga personat që ndjekin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës