Dogjën sipërfaqe pyjore, 2 persona në pranga, 4 të tjerë nën hetim
Dy persona janë arrestuar nga policia e Himarës, pasi dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Kudhës.
Eduard Memi dhe nipi i tij Aleks Leka i kanë vënë zjarrin sipërfaqjes pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në bashkinë Himarë.
Ata ndezën zjarrin me qëllim rigjenerimin e kullotës, por për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
Inspektori i pyjeve në bashkinë e Himarës po procedohet penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre, si dhe një bari i zonës për moskallëzim krimi.
2 persona nga Elbasani janë vënë nën hetim nga policia pasi ndezën zjarre në tokat e tyre.
Qerim Matoshi në fshatin Samurr, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, por si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.
Nderim Kullolli në lagjen “Dyli Haxhire” ka ndezur zjarr për të djegur disa shkurre dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte e shkurre.
Ndërsa dy vatrat të zjarrit në Qeparo dhe Pilur të Himarës vijojnë të jenë aktive që prej mbrëmjes së të premtes.
Mëngjesin e kësaj të shtune 40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënies.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh