Tërhiqet me 20 cm uji në zonat e përmbytura në Shkodër, rruga për në Obot e pakalueshme
Zona e nën-Shkodrës është ende nën ujë.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raporton se ka filluar që të tërhiqet uji nga zonat e përmbytura.
“Në njësinë administrative Ana e Malit raportohet përreth 20 cm tërheqje të ujit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Njësinë Administrative Dajç, ku duket se uji po largohet”, raportoi gazetari.
Ndërkohë vijon që të jetë e pakalueshme për mjetet e ulëta rruga që të çon në Obot.
Po kështu, e bllokuar është edhe rruga në Njësinë Administrative të Dajçit që të lidh me zonën e Daragjatit.
Qarku i Shkodrës është përfshirë sot edhe nga temperatura të ulëta dhe raportohet se në Vermosh dhe Theth ka pasur probleme me qarkullimin rrugor.
Ndërkohë në këtë zonë vijojnë edhe reshjet e dëborës.
Lexoni gjithashtu:
Ulet me 10 cm niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër, Oboti i izoluar
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus