Dilemat për garën e Kukësit, kush janë dy emrat që mund të garojnë për opozitën
Në 24 shtator qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të rizgjedhur kryetarin e ri të bashkisë që do i drejtojë për 4 vitet e ardhshme.
Pas largimit të Safet Gjicit që e fitoi garën në 14 maj, por u detyrua të japë dorëheqjen pas skandalit seksual që ndodhi në qershor, Kukësi do të jetë bashkia e dytë që do të vendosë në garë opozitën dhe maxhoracën në harkun e 2 muaj, pas asaj në Rrogozhinë.
Kjo garë në shtator e gjen sërish të papërgatitur opozitën dhe me dilemat e daljes me një ose me dy kandidat.
Arif Rexhmati dhe Admir Sinamati janë dy emrat më të përfolur për të garuar nga opozita për këtë bashki. Por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare dhe asnjë shpallje, pasi si për çdo gjë tjetër gjatë këtyre dy viteve edhe për kandidatin e Kukësit, dy grupet brenda opozitës nuk kanë gjetur dakordësinë për të kandiduar me një emër të përbashkët.
Nëse nga PD zyrtare e Bashës, janë më të hapur, kur flasin për Arif Rexhmatin dhe kërkojnë nga Rithemelimi që të bashkohen në mbështetje të këtij kandidati, më i stepur është shfaqur Berisha. Ky i fundit ka deklaruar se do të ketë një kandidat që do të mbështet nga një koalicion, por pa konfirmuar asnjë emër, madje as kur është pyetur për Admir Sinamatin, doktorin që garoi në 14 majin me siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Krejt e ndryshme është situata në kapin socialist, ku tashmë e kanë pikasur kandidatin me të cilin do të garojnë në 24 shtator. Ai është Albert Halilaj, që prej korrikut është emëruar prefekt i Kukësit dhe tashmë pret vetëm zyrtarizmin nga Partia Socialiste.
Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë në Kukës është 8 shtatori dhe koha në dispozicion për zhvillimin e fushatës është 2 javë.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.