Kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit kërkon falje për puthjen në buzë të lojtares
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka kërkuar falje për puthjen në buzë të lojtares Jenni Hermoso, pasi Spanja fitoi Kupën e Botës për femra.
Rubiales e puthi sulmuesen spanjolle gjatë ceremonisë pas fitores 1-0 të skuadrës ndaj Anglisë në finalen e së dielës.
“Nuk më pëlqeu”, tha Hermoso në Instagram, por një deklaratë e lëshuar më vonë në emër të saj mbrojti Rubiales.
Të hënën, Rubiales tha: “Kam gabuar plotësisht, duhet ta pranoj”.
Ai shtoi: “Ishte pa qëllim të keq në një kohë me shumë emocione. Për momentin e pamë të natyrshme, por jashtë është krijuar një bujë. Më duhet të kërkoj falje, të mësoj nga kjo dhe të kuptoj se kur je president duhet të jesh më i kujdesshëm”.
Rubiales ishte kritikuar nga disa ministra të qeverisë spanjolle dhe u kritikua në mediat sociale.
Ministrja e Barazive në Spanjë, Irene Montero, tha: “Është një formë e dhunës seksuale që gratë vuajnë çdo ditë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar