Sekuestrohet arsenal armësh dhe drogë në Krujë, 1 i arrestuar, 3 në kërkim

22 Gusht 2023 | 10:10

Policia e Krujës dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Mali i kuq”.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në fshatin Shkretë 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Mehmet Sallaku banues në fshatin Shkretë dhe u shpallën në kërkim shtetasit shtetasit Saba Sallaku, Andon Sallaku, dhe Ali Sallaku të tre banues në fshatin Shkretë.

Gjithashtu, u asgjësuan bimë narkotike që u gjetën të gjetura të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar, në fshatin Shkretë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta katër shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike të gjetura më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026