Pakistan, 6 fëmijë dhe 2 të rritur bllokohen në një teleferik në lartësi 365 metra

22 Gusht 2023 | 11:56

Në Pakistan, një operacion emergjent është duke u zhvilluar për të shpëtuar 6 fëmijë dhe 3 të rritur të bllokuar në një teleferik të varur 365 metra mbi rajonin malor në veriperëndim të vendit.

Fëmijët po udhëtonin për në shkollë në provincën Khyber Pakhtunkhëa kur një nga kabllot e teleferikut u këput në orën 9 të mëngjesit me orën lokale të martën, tha udhëheqësi i shpëtimit Bilal Ahmad Faizi.

Tanveer Ur Rehman, një zyrtar lokal i rrethit Battagram, tha se përpjekjet e shpëtimit po kryheshin nga toka për shkak të lartësisë së teleferikut.

“Teleferiku është 365 metra mbi tokë. Përpjekjet e shpëtimit janë të pamundura pa helikopter dhe nevojiten shpëtimtarë me përvojë për të siguruar që gjithçka të shkojë pa probleme”, tha ai.

Autoriteti shtetëror i menaxhimit të fatkeqësive kërkoi ndihmën e një helikopteri për të kryer operacionin e shpëtimit, raportoi CNN. Teleferiku lidh dy komunitete në rajon dhe ka dy kabllo, njëri prej të cilëve është këputur, tha Faizi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026