Zyrtare: Al Nassr konfirmon transferimin e 60 milionë eurove

22 Gusht 2023 | 19:23

Skuadra saudite, Al Nassr e ka bërë zyrtare transferimin e Otavios nga Porto.

Otavio largohet nga Porto drejt Arabisë Saudite, respektivisht Al Nassrit, ku këtij të fundit transferimi i portugezit do t’i kushtojë plot 60 milionë euro, raporton KosovaPress.

Otavio u pa sot duke arritur në Riyadh në mëngjes nga mediat lokale, pas testeve mjekësore të kryera në Dubai të hënën.

28 vjeçari ka lënë gjurmë te skuadra e Portos, ku ishte edhe njëri prej kapitenëve të skuadrës. Portugezi kaloi nëntë sezone me klubin, ku kishte regjistruar 31 gola dhe 68 asistime në 283 ndeshje. Ai fitoi nëntë tituj: tre tituj të kampionatit, tre Kupa të Portugalisë, dy Super Kupa dhe një Kupë të Ligës.

Tani, Otavio i bashkohet Cristiano Ronaldos dhe transferimeve të reja si Marcelo Brozovic, Seko Fofana, Sadio Mane e Alex Telles, te skuadra e Al Nassrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026