Presidenti polak: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi ndryshojnë sigurinë rajonale
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë të martën se Rusia është duke dërguar tashmë armë bërthamore në shtetin fqinj, Bjellorusi, dhe ka shtuar se ky veprim do ta ndryshojë arkitekturën e sigurisë së rajonit dhe të tërë aleancës ushtarake të NATO-s.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenka, thanë muajin e kaluar se Moska kishte dërguar tashmë disa armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pasi kishte njoftuar për një plan të tillë në mars.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk e kanë konfirmuar këtë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e dënoi retorikën e Moskës duke e cilësuar si “të rrezikshme dhe pakujdesshme”, por tha në korrik se aleanca nuk ka parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë.
Armët bërthamore taktike përdoren në fushëbetejë dhe janë armë me rreze të shkurtra veprimi, si dhe prodhojnë pak rezultate krahasuar me armët shumë më të fuqishme bërthamore që vendosën në kokën e raketave me rreze të gjata veprimi. Rusia tha se do të vazhdojë t’i ketë nën kontroll ato që i dërgon në Bjellorusi.
Duda i bëri këto komente gjatë një konferencë të përbashkët me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, i cili po e viziton Varshavën.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale