Korça i shkon në ndihmë Greqisë, dërgon 2 mjete dhe 9 efektivë të zjarrfikëses

23 Gusht 2023 | 08:25

Greqia është përfshirë nga zjarret e shumta. Vetëm ditën e djeshme 18 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë.

Mjete të shërbimit zjarrfikës të qarkut të Korçës janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve në vendin fqinj.

Bëhet fjalë për 2 mjete dhe 9 punojës të shërbimit zjarrfikës nga Maliqi dhe Korça.

Burime bëjnë me dije se punojësit e shërbimit zjarrfikës do të jenë pjesë e emergjencave civile në zonën e Alexandropulis ku do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshire këtë zonë ditët e fundit.

I njëjti burim tha se në varësi të situatës nuk përjashtohet mundësia që nga ana e shërbimit zjarrfikës të prefekturës së Korçës të dërgohen dhe mjete të tjera si dhe punojës të këtij shërbimi.

Duhet thënë se vitet e kaluara në situata të ngjashme në pyjet e Cerjes dhe Dardhës edhe shërbimi zjarrfikës helen i ka ardhur në ndihmë homologëve shqiptare për shuarjen e zjarrit nga ajri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026