Kontrata e vaksinës, sekret shtetëror, zbardhet porosia e Ruçit ndaj deputetëve
Marrëveshja e shtetit shqiptar me kompaninë gjermano-amerikane “Pfizer/BoNTech” për një sasi prej 500 mijë vaksinash anti-COVID do të mbetet sekret.
Pas parashikimeve të vendosura në aktin normativ që u publikua në Fletoren Zyrtare, ku marrëveshja cilësohej si sekret dhe detajet e saj nuk do të publikoheshin, në këtë çështje është angazhuar edhe Kuvendi.
Euronews Albania ka zbardhur diskutimet e bëra në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku krye-parlamentari Gramoz Ruçi iu jep porosi krerëve të grupeve parlamentare për të ruajtur konfidencialitetin e marrëveshjes.
“Sigurisht, deputetët nuk do të votojnë qorrazi. Do të njihen me aktin normativ, do të njihen me relacionin, do të njihen edhe me marrëveshjen. Çështja është që marrëveshja nuk do të botohet në faqen zyrtare. Marrëveshja do të jetë e depozituar si marrëveshje sekret, brenda të gjitha rregullave që përbën sekreti dhe konfidencialiteti i gjërave”, u shpreh Ruçi.
Kërkesa e Ruçit ndaj deputetëve për ta trajtuar si sekret përmbajtjen e kontratës bëhet për periudhën kohore kur ajo do të diskutohet dhe miratohet në Komisionet Parlamentare, para se t’i kalojë për votim seancës plenare në datën 28 janar.
Kjo ruajtje e konfidencialitetit të përmbajtjes së marrëveshjes me “Pfizer/BioNTech”, edhe nga Kuvendi ngjason me çështjet apo diskutimet që prekin sigurinë kombëtare që bëhen në komisionet parlamentare.
Përveç angazhimit për të ruajtur konfidencialitetin e marrëveshjes me Pfizer, në mbledhjen e datës 13 janar të Konferencës së Kryetarëve, u hodh edhe propozimi që deputetët të futen në grupet e riskut për ta marrë vaksinën në muajt e parë të këtij viti.
Ishte deputeti Enver Roshi, që ka kaluar virusin pak muaj më parë, i cili kërkoi që deputetët të përfshihen në grupet që do e bëjnë të parët vaksinën, për shkak të takimeve të shumta që pritet të zhvillojnë në këto kohë fushate para 25 prillit.
Lexoni gjithashtu:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut