“S’jam racist, i kapa duke vënë zjarre”- Flet shqiptari që mori peng emigrantët

24 Gusht 2023 | 13:25

Shqiptari i cili akuzohet nga autoritetet greke për racisëm pasi mbylli në një kamion 25 emigrantë të paligjshëm dhe i fajësoi ata për zjarret masive në Aleksandrolis, ka dhënë variantin e tij për mediat greke.

Astrit Tota ka sqaruar se këta persona i ka identifikuar vetëm 200 metra larg biznesit të tij dhe se po tentonin t’i vinin flakën një objekti.

“Vendi ku kam qenë është 200 metra nga biznesi im. Në zonë u gjetën disa struktura të improvizuara ndezëse. Dallova një grup prej 13 personash, të cilët ndodheshin rreth një objekti dhe tentuan t’i vënë flakën duke mbajtur një tullumbace që mbante erë benzinë dhe me vete kishin sjellë një thikë. Menjëherë kam thirrur dy bashkëqytetarë të mi që ndodheshin në vendngjarje. U përpoqëm të mos i lejonim të iknin dhe na sulmuan”, tha Tota.

Videoja e cila më pas u bë virale dhe çoi në arrestimin e tij, ai tha se ishte bërë ndërsa priste të vinte policia.

“Nuk më interesonte nëse ishin emigrantë, nëse vinin nga Shqipëria, Siria, Greqia apo Australia. Unë nuk jam as fashist dhe as racist. Ne i penguam ata të krijonin një burim aktiv zjarri brenda strukturës urbane. U përpoqëm të mos i lejonim të iknin dhe na sulmuan. Menjëherë thirra policinë dhe pas dhjetë minutash në vendngjarje mbërriti një patrullë policie dhe i mori. Videoja është realizuar teksa prisnim të vinte policia”, shtoi ai.

Veç zjarrëvënies së qëllimshme si pasojë e ndonjë veprimtarie kriminale të organizuar, Gjykata e Lartë ka kërkuar të hetohet edhe në një tjetër drejtim, atë të dhunës dhe racizimit ndaj emigrantëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026