Qeveria miraton dëmshpërblim për ish-të dënuarit politik, përfitojnë 9 subjekte
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte vendimin për kompensimin financiar për ish-të dënuarit politik të regjimit komunist.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, zbuloi gjatë një deklarate për media dhe 9 subjektet përfituese të këtij dëmshpërblimi.
Sipas Manjës, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi, ndërkohë që dy subjekte të tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq.
“Qeveria ka miratuar masën e kompensimit financiar për 9 subjekte përfituese ish të dënuarish politikë. Ky vendim është propozimi i Ministrisë së Drejtësisë. Ky është vendimi i 30 i qeverisë, për kompensimin e ish-të dënuarve politik të regjimit komunist, për të garantuar të drejtat e tyre. Nga nëntë subjekte përfituese, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në trajtim për masë mjekësore. Dy subjektet e tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq.
Vendimi i qeverisë sot ka përcaktuar masën e kompensimit financiar dhe subjektet përfituese sipas masës së vlerësimit. Gjithashtu është diskutuar edhe problematika e trajtimit të disa dosjeve të subjekteve përfituese të regjimit komunist, të cilat janë çuar në ministrinë e drejtësisë jashtë afateve të përcaktuara nga ligji.
Kemi rënë dakord që në bashkëpunim më Ministrinë e Financave të bëhet një përllogaritje se sa është kostoja e buxhetit të shtetit në lidhje më këtë çështje”, tha Manja.
LEXONI GJITHASHTU:
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore