Zjarri në Shpirag, 50 FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar për shuarjen e flakëve

25 Gusht 2023 | 10:32

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në Malin Shpirag në Berat dhe flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erërave dhe temperaturave të larta.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se janë angazhuar 50 trup të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe një helikopter Cougar.

“50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha. Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta. Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare! shkroi Peleshi në një postim në Facebook.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026