Ngricat ”pushtojnë” rrugët, ministrja Balluku në Qafë Plloçë: Shoferët të bëjnë kujdes
Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore e ngrica dhe kjo situatë ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse të vendit, kryesisht në zonën juglindore.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me kreun e ARRSH-së, Ergys Verdho, panë nga afër punën që po kryhet në aksin Pogradec-Korçë, në Qafë Plloçë, një pikë kjo, e cila shfaq problematika të shtuara në stinën e dmirit.
Ministrja Balluku apeloi për përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes në akset e rrezikshme, ndërkohë theksoi se po vijon puna për pastrimin e tyre.
“Rëndësi ka që të gjithë rrjetet rrugore të jenë funksionale, të kenë sa më pak zona të cilat të jenë sensitive, pavarësisht të gjithë punës që po bëhet. Në këto momente ne jo vetëm i kemi hapur akset rrugore, por edhe i kemi kriposur ato. Nuk duhet të harrojmë faktin që këto janë rrugë të rrëshqitshme për momentin, kështu që të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar”, tha ajo.
Ministrja foli edhe për situatën e rrugëve të tjera në vend, ku tha se Razma, Kopliku e Llogoraja janë të hapura, ndërsa bllokuar në veri është vetëm rruga e Thethit.
Ndërkohë, kreu i ARRSH Ergys Verdho tha se në zonën e Korçës ka reshje dëbore dhe për këtë shtoi ai strukturat janë të gatishmëri për të pastruar akset dhe për të bërë kriposjen e tyre.
“Gjithë zona e Korçës, përfshi këtu Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, rrugën e Voskopojës dhe rrugën e Dardhës, kanë reshje dëbore përgjatë gjithë natës. Jemi në gatishmëri dhe kemi dalë në inspektime të herë pas hershme kur ka kushte ekstreme të motit për t’ju ndenjur pranë kontraktorëve dhe për t’i udhëzuar për vazhdimin e punimeve”, tha Verdho.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus