Greqia vë në pranga 79 piromanë, ishin gati të ndiznin zjarre të reja pranë Athinës
Policia në Greqi ka arrestuar 79 piromanë lidhur me zjarret masive që kanë marrë dhenë në mbarë vendin.
Ministri për Mbrojtjen Civile, Vassilis Kikilias deklaroi se ka pasur përpjekje të shumta të piromanëve për të ndezur zjarre të reja në malin Parnitha, në veri-perëndim të Athinës.
Në Greqi llogariten disa qindra vatra zjarresh, që kanë vrarë të paktën 20 persona që nga fillimi i javës.
“Duke vendosur zjarre ju po kryeni një krim të rëndë ndaj vendit”, ka deklaruar ministri Kikilias duke iu drejtuar zjarrvënësve.
Ai i ka quajtur ata “mbeturina të shoqërisë”, që përveç pyjeve kërcënojnë edhe pronën publike e private, si dhe jetët e qytetarëve.
“Nuk do t’ia hidhni pa u lagur. Ne do t’ju gjejmë dhe ju do të mbaheni përgjegjës”, ka shtuar ministri në një intervistë televizive.
Zjarret gjatë sezonit veror janë të zakonshme në Greqi dhe shkencëtarët e kanë lidhur shpeshtimin e tyre me motin ekstrem dhe valët e të nxehtit që vijnë si pasojë e ndryshimeve të klimës.
Policia dhe agjencia greke e inteligjencës, EYP, po hetojnë incidentet.
Zëdhënësi i qeverisë helene, Pavlos Marinakis tha për transmetuesin publik “ERT” se nga 140 arrestimet e kryera lidhur me zjarret, 79 kanë qenë për zjarrvënie të qëllimshme.
Disa qindra zjarrfikës në mbarë Greqinë po luftojnë me flakët prej javësh. Vatra e madhe e zjarrit që ra të shtunën në afërsi të qytetit-port Aleksandropolis është kthyer në vatrën më të madhe të rënë ndonjëherë në vendet e BE-së, ka deklaruar komisioneri evropian Janez Lenarçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore