Tërhiqet Greqia, pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

23 Gusht 2023 | 17:05

Me shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë Greqisë.

Vendi fqinj së fundmi po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë.

Te gjitha këto forca kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditës së sotme, për të kaluar në anën tjetër të kufirit, por një përgjigje e Sistemit Europian të Mbrojtjes Civile thoshte se vendet e BE kishin plotësuar nevojën për trupat tokësorë, ndaj për këtë ka pasur një farë tërheqje të shërbimit zjarrfikës shqiptar.

Nga i njëjti sistem, disa orë më vonë ka ardhur një tjetër përgjigje, ku bëhet me dije se forcat tona do të kalojnë drejt Greqisë për t’iu bashkuar mjeteve zjarrfikëse dhe trupave këmbësorë që janë duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në Greqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026