Greqia pengim për Shqipërinë në BE? Rama i përgjigjet Athinës: Nuk i druhem asgjëje
Tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë për shkak të Fredi Beleri kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i komentojë.
Në konferencën për mediat zhvilluar këtë të mërkurë, pyetur nga Euroneës Albania mbi një pengim të mundshëm të Greqisë në rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane referuar edhe një interviste të ministrit të punës në Greqi, Rama dha këtë përgjigje.
“I druhem vetëm një gjëje, që testi në tetor në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjëje tjetër”, ishte përgjigja e kryeministrit.
Rama hodhi poshtë disa shqetësim të ngritura nga qytetarët për marrjen e shërbimit në kadastër.
“Nëse shikoni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra qëkur ka kaluar në këtë sistem krahasuar me më parë është shumë më i lartë, shërbimeve të dhëna. Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull kadastrës si hijena janë jo të nervozuar por janë shumë të agresivizuar. Dhe mbi të gjitha ky sistem kërkon pak punë në fillim kur fillon ta përdorësh”, tha Rama.
Po ashtu, kreu i qeverisë nuk u përgjigj sa i takon ndryshimeve në qeveri.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë