Kryetari i Prizrenit çon në Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë, me arsyetimin se ai e shkurton buxhetin e komunave në Kosovë.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, tha për Radion Evropa e Lirë më 25 gusht se lënda e dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Totaj përfshinë edhe komunat tjera.
Ligji, i cili hyri në fuqi më 14 gusht të këtij viti, parasheh që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë për vitin tatimor 2023. Por, vendimi për faljen e tatimit në pronë pasoi rritjen e këtij tatimi në vitin 2023.
Rritja e faturave të tatimit në pronë ka ndodhur pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në fund të vitit të kaluar.
Pas këtij vlerësimi, tatimi në pronë për disa është rritur deri në 100%, e për disa ka mbetur i pandryshuar.
Vendimi për faljen e tatimit në pronë merret nga kuvendi komunal i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Ibrahimi tha se përmes kësaj lënde është kërkuar masë e përkohshme në mënyrë që të sqarohen problemet që hasin komunat nga shkurtimi në buxhet.
Ai shtoi se janë “rreth 30 milionë euro që komunat e Kosovës humbin” nga falja deri në 100 euro të tatimit në pronë.
LEXONI GJITHASHTU:
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë