Helmimi i polakëve në Vlorë, reagon AKU

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat
26 Gusht 2023 | 08:42

AKU ka dhënë një deklaratë zyrtare për polakët të cilët janë paraqitur në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi.

Sipas policisë bëhet fjalë për 41 shtetas, ndërsa AKU thotë se turistët kanë qenë me pushime në Shkodër dhe kanë udhëtuar drejt Vlorës.

AKU ka bërë me dije po kontrollon të gjithë subjektet sipas itinerarit të turistëve, ndërsa sqaron se gjendja e tyre është e stabilizuar.

Njoftimi:

I bëjmë thirrje operatorëve të kenë kujdes dhe të mos operojnë me shërbim ushqimi pa qenë të autorizuar e të licencuar lidhur me kriteret e sigurisë ushqimore dhe të kenë kujdes me kushtet e ruajtjes në temperaturat e larta të sezonit.

I bëjmë thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë ushqime që kanë qëndruar për më shumë se 2 ore pas gatimit jashtë frigoriferit.

DRAKU Vlorë po bashkëpunon me autoritetet vendore shëndetësore dhe agjencitë ligjzbatuese për udhëheqjen e një hetimi toksikologjik lidhur me çështjen. Objektivi ynë kryesor është përcaktimi i burimit dhe shkakut të kësaj incidence ushqimore që ka prekur pacientët.

Gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orë 10:00, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me...
16:13 | 27/07/2026

Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën e 28 korrikut në orën 09:30 për kërkesën per përjashtimin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia,...
16:04 | 27/07/2026