Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 15 vatra, 2 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione rreth situatës së zjarreve në vend. MM bën me dije se
15 vatra zjarri janë shuar në zona të ndryshme të territorit të vendit, gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa po punohet me intensitet në vetëm 2 vatra aktive për neutralizimin e tyre.
“Gjatë gjithë natës dhe pa ndërprerje po punohet në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit Elbasan, për kapsulimin e vatrave pas zjarrit me përmasa të mëdha, pasditen e djeshme. 71 forca të emergjencave civile dhe efektivë të Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit. 16 mjete zjarrfikëse dhe 10 mjete ndihmëse i janë bashkuar këtij operacioni duke përmirësuar situatën e vështirë të krijuar nga temperaturat e larta që krijohen nga djegia e mbeturinave”, bën me dije MM.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar