Mançini firmos me Arabinë Saudite: Futbolli këtu ka ecur perpara
Roberto Mancini do të nisë një rrugëtim në karrierën e tij, ndërsa është zyrtiarisht trajner i Arabisë Saudite. Italiani ka firmosur një kontratë 4-vjecare me kombëtaren arabe, ndërsa do të përfitojë plot 25 milionë euro në sezon. Ndeshja e parë nën drejtimin e skuadrës së re është ajo ndaj Costa Rikës më 8 shtator.
Në një deklaratë të shkurtër në nisje të kësaj aventure, Mançini e ka konsideruar një eksperiencë të bukur kalimin në Arabinë Saudite.
“Unë mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë për mua, të përjetoj futbollin në një vend të ri, sidomos me popullaritetin që futbolli po merr në Azi. Transferimi i yjeve të futbollit në Superligën arabe ndikon në rritjen e potencialit edhe në kombëtare”, tha Mançini.
Më 13 gusht Roberto Mancini vendosi të jepte dorëheqjen nga kombëtarja e axurrëve, kjo pas një përplasje me presidentin e federatës Gravina. Dyshja në fjalë shpërthyen në akuza ndaj njëri-tjetrit, me Italinë që menjëherë gjeti zëvendësuesin e kampionit të Evropës, duke ulur në stol Spallettin.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West